Gjendet i vetëvarur një 37-vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit

Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka patur konflikte, por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë

Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.