Gjendet i vdekur një shqiptar në Greqi, dyshohet për vetëvrasje (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Amalidha, Greqi, ku një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës.

Viktima është identifikuar si Spiro Vilcani, i cili është gjetur i varur në banesën e tij, duke përdorur lidhëset e këpucëve.

Policia greke, e cila mbërriti në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri më tani, nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë Vilcanin drejt këtij akti të rëndë.

Banorët e zonës kanë treguar se viktima ishte një person i qetë dhe i mbyllur në vetvete. Ai nuk shoqërohej me shumë njerëz dhe bënte një jetë të izoluar.

Trupi i pajetë i Spiro Vilcanit është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo ndonjë rrethanë tjetër që mund të ketë çuar në këtë tragjedi.