Gjendet i vdekur 50-vjeçari i raportuar i humbur në Sarandë, dyshohet se është…
- 10 March, 2025
Një 50-vjeçar nga Tirana, i raportuar i zhdukur një ditë më parë, është gjetur i vdekur në Sarandë. Trupi i pajetë i shtetasit N. L. u zbulua rreth orës 14:00 në zonën e quajtur “Gjiri i Hartës”, ku dyshohet se ai është vetëmbytur.
Policia nisi kërkimet pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij për humbjen e kontakteve. Pas një operacioni të përbashkët mes Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Policisë Kufitare, trupi u gjet sot në mesditë.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ