Gjendet i pajetë trupi i një 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se automjeti i tij…
- 9 July, 2025
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Mat, ku pas një denoncimi për humbje kontakti, është gjetur i pajetë një 23-vjeçar, pranë liqenit të Shkopetit.
Sipas informacionit paraprak, në Komisariatin e Policisë Mat është paraqitur shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, Renis Dobra 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.
Pas denoncimit, forcat e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet, dhe pas disa orësh është gjetur trupi i pajetë i të riut pranë liqenit, ndërsa dyshohet se automjeti i tij ka rënë në ujë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ