Gjendet i pajetë përpara shtëpisë së tij një 46-vjeçar në fshatin Selcë të Pogradecit, dyshohet se…

Një 46-vjeçar është gjendur i pa jetë mëngjesin e sotëm përpara shtëpisë së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit.

Ai është gjetur nga familjarët dhe dyshohet se shtetasi S.O është vetëvrarë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 46-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.