Gjendet i pajetë një person në Tiranë, dyshimet e para
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku eshtë gjendur një person i pajetë në rrugën “Njazi Meka” në zonën Allias kryeqytet.
Mësohet se i ndjeri është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë, që ndodhet tashmë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.