Gjendet i pajetë 70-vjeçari i zhdukur nga Devolli, dyshohet për…
Pas më shumë se një jave kërkimesh intensive, është gjetur pa shenja jete 70-vjeçari Jashar Spaho, nga Devolli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor.
Trupi i pajetë i të moshuarit u gjet këtë të mërkurë në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë. Familjarët kishin bërë thirrje publike në media për ndihmë në lokalizimin e tij, por kërkimet përfunduan tragjikisht.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë ngritur dy pista kryesore hetimi: ajo e vetëvrasjes dhe e një aksidenti të mundshëm që mund të ketë çuar në rënien e tij në lumë.
Trupi i viktimës është dërguar në morg, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.