Gjendet armë zjarri pranë stadiumit të Korçës, dyshohet se …

Gjendet një armë zjarri brenda rrethimit të ish pishinave në zonën e stadiumit të qytetit të Korçës.

Arma është gjetur pas një telefonate në sallë operative, ku policia sapo mbërriti në vendngjarje ka konstatuar armën e zjarrit tip kallashnikov të mbështjellë me një qese e të hedhur brenda këtij rrethimi.

Kanë qenë fëmijë të vegjël ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë. Arma do ti nënshtrohet ekspertizës ndërkohë që janë marrë masa edhe për të larguar ekipet e fëmijëve të cilët stërviten në afërsi të stadiumit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur me rastin për të identifikuar personin që mund ta ketë hedhur armën dhe nëse ka lidhje me ngjarje kriminale.

NJOFTIMI I POLICISE::

Në lagjen nr. 10, Korçë, në një ambient të hapur, në vendin e quajtur “Pishat”, është gjetur e mbështjellë me një qese plastike një armë zjarri e dyshuar kallashnikov.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.