Gjender motomjet i djegur në Mullet, dyshohet se u përket autorëve të atentatit ndaj G-Cassit në Tiranë

Policia ka gjetur një motomjet të djegur në zonën e Mulletit, pranë fshatit Fikas, që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur më 17 prill 2025 në zonën e Lundrës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin katër persona, mes tyre edhe i njohuri G-Cassi.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.