EMRAT/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër në fshatin Çorrush, Mallakastër

Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në fshatin Çorrush, në Mallakastër. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të qarta ende, dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se të dy viktimat, Sabri Velaj dhe Novrus Velaj kanë pasur moshë  rreth 90 vjeç dhe jetonin vetëm.

Grupet e hetimit po punojnë për të marrë informacionet e nevojshme dhe për të kuptuar shkakun e këtij incidenti tragjik.