Gjenden 3 armë zjarri në një kanal në Maliq, kallashnikovi dhe dy pushkët të mbështjella me qese plastike, ja çfarë dyshohet
Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Pompat” në Maliq, janë gjetur 3 armë zjarri brenda një kanali. Armët, përfshirë një kallashnikov dhe dy pushkë, ishin të mbështjella me qese plastike.
Nga hetimet paraprake, është konstatuar se armët janë të ndryshkura dhe jofunksionale. Policia ka njoftuar se ato do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Në këtë fazë, autoritetet dyshojnë se armët mund të kenë qenë të përdorura për qëllime të paligjshme. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë janë duke vazhduar.