Gjadri sërish bosh! Gjykata kthen emigrantët në Itali, opozita: Dështimi i bujshëm i Melonit, para të humbura
43 emigrantëve që mbërriten në Shqipëri për tu strehuar në kampin e Gjadrit do kthehen në Itali.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës, sipas asaj që mësohet nga mediat italiane kanë pezulluar vendimin dhe kanë referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Azilkërkuesit do të transferohen nesër në Itali.
Edhe transferimet e mëparshme të emigrantëve në Shqipëri të organizuara nga qeveria italiane tetorin dhe nëntorin e kaluar u anuluan me vendime të magjistratëve të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, të cilët nuk vërtetuan ndalimet e urdhëruara nga selia e policisë së kryeqytetit, Romës.
Zhvillim që ka nxitur debat. Sekretarja e kampit demokrat italian, Elly Schlein është shprehur se kryeministrja, Giorgia Meloni duhet të japë dorëheqjen vetë pasi qendrat në Shqipëri nuk funksionojnë dhe nuk do të funksionojnë dhe se janë një dështim i madh.