Gisele Bundchen i rikthehet pasalerave ?!

 

Gisele Bundchen nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në pasarelë. Modelja e njohur  ka pozuar për kopertinën e revistës Vanity Fair dhe ka dhënë një intervistë, në të cilën ka folur për divorcin me Tom Brady , fëmijët e saj dhe rikthimin e saj në modeling.

Modelja  shpjegoi se arsyeja e ndarjes nga ish-partneri nuk ka qene karriera e ketij te fundit .Thashethemeve  se ajo donte të divorcohej për shkak të punës se futbollistit , ajo  ju pergigj keshtu.

“Gjëja më e çmendur që kam dëgjuar ndonjëherë. Nëse ka një person që dua të jetë më i lumturi në botë, është ai, më besoni. Unë dua që të gjitha ëndrrat e tij të realizohen”, deklaroi Gisele.

Ndërsa lidhur me mundësinë që publiku  ta shohë sërish të ecë në pasarelë, ajo deklaroi.

“Kurrë mos thuaj kurrë. E vetmja gjë për të cilën jam e sigurt në jetën time është ndryshimi”, u shpreh Bundchen.

Në shtator të vitit të kaluar me afrimin e shpejtë edhe  të sezonit të futbollit, thashethemet për një krizë martesore mes çiftit filluan të qarkullonin. Dyshja më pas njoftuan në rrjetet e tyre sociale edhe ndarjen nga njëri-tjetri.