Mbyllet etapa e dytë e ‘Giro D’Italia’ në Tiranë/ Britaniku Tarling fiton garën

Joshua Tarling është fituesi i ‘Giro d’Italia’ në etapën e dytë të zhvilluar në Tiranë. Çiklisti Joshua Tarling ka vendosur kohën më të mirë duke u shpallur fitues në kronometër. Distancën prej 13.7 kilometrash britaniku 21-vjeçar e përshkroi për 16 minuta e 07 sekonda duke lënë pas me një sekondë.

Gara shënoi emocione të shumta por nuk munguan as incidentet, Luk Plapp, i cili u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Ai u detyrua të ndërrojë biçikletën e tij dhe për pak minuta u rikthye në garë.