Giro d’Italia i jep lamtumirën Shqipërisë/ Pedersen merr vendin e parë edhe në Vlorë
Etapa e tretë dhe e fundit në Shqipëri e Giro d’Italia u zhvillua në Vlorë,
Danezi Mads Pedersen pasi u shpall fitues në etapën e parë ja doli të rrëmbejë vendin e parë edhe në etapën e tretë , pas një gare të shkëlqyer në sprintin final, duke i lënë të gjithë pas tij.
Kampioni i botës në vitin 2019 rimerr fanellën rozë, pasi Pedersen ishte fitues edhe në etapën e parë, në garën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë.
Sa i përket garës në Vlorë, në vendin e dytë u rendit Corbin Strong, i ndjekur nga Orluis Aular dhe Brandon Rivera.
Në renditjen e përgjithshme, Pedersen mban vendin e parë, i ndjekur nga Roglic dhe Vacek.
Pas tri etapave të para në Shqipëri etapat e tjera do të vazhdojnë në Itali.