Giancarlo Giannini nderohet me yll në “Walk of Fame”

Është rradha e yjeve të kinematografisë italianë të nderohen me një yll në The Hollywood walk of Fame. Dhe këtë herë është aktori  Giancarlo Giannini  i nominuar për cmimet  Oskar, i cili ka luajtur në filmat e suksesshëm të Hollivudit, duke përfshirë filmat “Hannibal” ,”Casino Royale” dhe “Quantum of Solace”.

Ai  ia kushtoi këtë arritje regjisores së ndjerë italiane, Lina Wertmuller, me të cilin Giannini bashkëpunoi për një kohë të gjatë.

“Këtë yll ia dedikoj një regjisore të madhe të quajtur Lina Ëertmuller, me të cilën kam bërë shumë filma. Ajo me  formoi mua si aktor. Dhe kjo është arsyeja pse jam këtu sot”- u shpreh ai.

Giannini  është i njohur në Itali edhe për dublimin e yjeve ndërkombëtarë në filmat e transmetuar  në Itali, duke përfshirë Jack Nicholson, Al Pacino, Michael Douglas, Dustin Hoffman, dhe Gerard Depardieu.

Ai lindi më 1 gusht 1942 në La Spezia të Italisë. Për 10 vjet jetoi dhe studioi në Napoli, ku u diplomua për elektronikë. Në moshën 18-vjeçare, ai doli për herë të parë në skenë si aktor. Rrjedhshmëria e Gianninit  në  gjuhën angleze  dhe   jo vetëm i kanë sjellë atij një sërë rolesh dytësore në prodhimet e Hollivudit.

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *