Gëzim Spahiu, një kampion i ri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit

Nga Adriatik Doçi

Gëzim Spahiu, një djalosh 27-vjeçar nga Tirana, përfundoi Shkollën e Magjistraturës dhe u emërua në vitin 2020 prokuror në Prokurorinë e Shkodrës, prokurori e cila (siç edhe konformohen në dosjen Metamorfoza), kontrollohej pjesërisht nga ndërmarrja kriminale Pëllumb Gjoka dhe Bajrat.

Përpos kapjes së disa prokurorëve dhe gjyqtarëve, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri komandonin policinë e Shkodrës, madje përdornin drejtuesit e policisë si ushtarë për të përgjuar dhe lokalizuar kundërshtarët e tyre, për të mbuluar krime, nisur apo sabotuar hetime, dekonspiruar aksione policore etj.

Praktikisht, policia dhe pjesërisht prokuroria e Shkodrës ishin pjesë e sindikatës kriminale Gjoka-Bajri.

Magjistratit të ri Gëzim Spahiut i ra një barrë e rëndë: Të hetonte grabitjen e pronave në Velipojë nga Pëllumb Gjoka, i cili ndërkohë organizonte bashkë me Behar Bajrin vrasjen e personave të ndryshëm nga Shkodra deri në Tiranë, të cilët i konsideronin kundërshtarë.

Rreth 400 dynym tokë në Velipojë ishin përvetësuar nga Pëllumb Gjoka me letra false.

Nga rikuperimi i bisedave krijohet një panoramë e qartë. Prokurori i ri Gëzim Spahiu është mes ujqërve të krimit dhe korrupsionit.

Magjistrati sabotohet nga kolegët e korruptuar nga Pëllumb Gjoka, sidomos nga prokurori Xhevahir Lita, i cili raporton Gjokës çdo veprim hetimor që ndërmerr kolegu i ri Gëzim Spahiu për dosjen e pronave në Velipojë.

Pëllumb Gjoka informohej se cili do merrej në pyetje, se çfarë ekpertimi do bëhej, kush do t’a bënte etj.

Jo vetëm kaq. Kolegët e Gëzim Spahiut instruktonin Pëllumb Gjokën se çfarë veprimesh duhet të ndërmerrte, çfarë duhet të thonin dëshmitarët, si duhet t’ju përgjigjej pyetjeve etj.

Kolegët e vjetër të korruptuar shanin dhe përgojonin pas shpine Gëzim Spahiun.

Gëzim Spahiu meriton të ekspozohet para publikut si një nga heronjtë e vërtetë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit brenda organit të akuzës, si shembull dhe shpresë.

Ai është një SPAK brenda Prokurorisë së Shkodrës.

Check Also

Arrestohet një person në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit, u kap me 250 mijë euro (EMRI)

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit. Raportohet se i arrestuari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *