Gërdeci/ Shkëlzen Berisha: Faksi nuk ka ardhur te unë, ta hetojë prokuroria nëse është fals apo origjinal
Shkëlzen Berisha është pyetur për herë të parë në GJKKO për Gërdecin. Pas dhënies së dëshmisë, Shkëlzen Berisha foli për mediat lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.
“Kam thënë, ky faks as nuk është nisur nga adresa ime, as në adresën time, as nuk e njoh atë që e e ka pritur, i takon prokurorisë të na thotë nëse faksi është apo jo origjinal, nëse është i falsifikuar, kush e ka shkruar dhe kush e ka falsifikuar. Faksi i folur nuk ka ardhur tek unë, duhet ta kishte hetuar prokuroria këto 15 vite”, tha Shkëlzen Berisha.