Gërdeci/ Fatmir Mediu kundërshton ekspertët ushtarakë, seanca ndërpritet me kërkesë të prokurorëve

Në seancën e radhës për dosjen “Gërdeci” në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vijoi të kundërshtojë gjetjet e ekspertëve ushtarakë lidhur me masat që duhej të ishin marrë për demontimin e municioneve në Gërdec.

Gjatë seancës, Mediu ka vënë në dyshim përfundimet e ekspertëve, duke argumentuar se nuk kishte përgjegjësi direkte për procedurat e ndjekura. Ndërkohë, me kërkesë të prokurorëve të çështjes, të cilët duhej të merrnin pjesë në dy procese të tjera, seanca u ndërpre.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar më 18 mars, ora 12:00.