“Gërdeci”/ Avokatët e ish-ministrit Mediu kërkesë në GJKKO: 5 shtetasit amerikanë të pyeten përmes videokonferencës!
Teksa sot po mbahet seanca ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin” avokatët e ish ministrit kanë kërkuar që pyetja e pesë shtetasve amerikanë të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo do të ishte në të mirë të procesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.
Amerikanët kanë ofruar si një mundësi, marrjen në pyetje të tyre nga agjentët e FBI.
Avokatët kanë kërkuar autorizimin si ndërmjetës të gjeneral major Andrew Turley.
Në lidhje me kërkesën për pyetjen me videokonferencë, prokurorët kanë rënë dakord, por GJKKO ka rrëzuar këtë kërkesë e avokatëve.
Mediu nuk është sot i pranishëm në sallë pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit.