Georgina Rodríguez ka bërë një dalje të fundit publike për nj tv spanjoll duke dashur të promovojë edhe në këtë mënyrë dokumentarin e saj në Netflix. Ajo foli për jetën e saj të re në Riad, sekretet e dokumentarit dhe si është të jetosh me Cristiano Ronaldon.
Modelja ka folur edhe për fëmijët e saj me disa deklarata që u komentaun jo pak në rrjetet sociale. Ajo tha se përpiqet t’u tregojë fëmijëve të saj se dhe ajo dhe Ronaldo vijnë nga familje të varfra.
“Unë u them atyre që nuk duhet ta lënë ushqimin e tyre. Herë pas here i vendos video me fëmijë që nuk kanë ushqim dhe u them që kjo mund t’u ndodhë edhe atyre,” u shpreh ajo
Një tjetër pikë e intervistës që u bëri përshtypje jo pak shikuesve ishte edhe një deklaratë tjetër e bukuroshes.Ajo u shpreh se ajo dhe futbollisti kanë një jetë të thjeshtë dhe se nuk janë “materialistë”.
Por teksa bëri këto deklarata nuk harroi të përmendte edhe dhuratat lukzoze që i ka bërë partnerit të saj.