Georgina Rodriguez feston ditëlindjen, Cristiano Ronaldo i dedikon urimin emocionues: Je dritë që ndriçon
Modelja e famshme Georgina Rodriguez ka festuar ditëlindjen e saj, dhe urimi më i veçantë ka ardhur nga partneri i saj, Cristiano Ronaldo. Futbollisti i njohur i ka dedikuar fjalë prekëse në një postim në Instagram, duke shprehur dashurinë dhe vlerësimin për të.
“Ti je dritë që ndriçon dhe na dhuron dashuri,” ka shkruar Ronaldo krahas një fotografie me modelen, duke emocionuar ndjekësit e tij.
Edhe pse muaj më parë u përfol se çifti mund të ishin martuar, ata nuk kanë dhënë asnjë konfirmim publik për këto spekulime. Megjithatë, në urimin e tij, Ronaldo e quan Georginën “gruan e tij” dhe vazhdon: “Për nënën, partneren, shoqen, gruan time… Gëzuar ditëlindjen, dashuri.”
Georgina e ka ndarë urimin e partnerit në InstaStory, ndërsa në postime të tjera ka treguar disa nga dhuratat luksoze që ka marrë nga miqtë e saj.