Biznesmeni Gentian Sula ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Në momentin e mbërritjes, Sula u pyet nga gazetarët nëse kishte ndonjë koment, por ai u përgjigj me ironi: “Më vjen keq që lodheni që në mëngjes.”
Gentian Sula, i cili ndodhej në masën e arrestit shtëpiak, do të njihet sot me vendimin e gjykatës, së bashku me biznesmenë të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje. Seanca pritet të jetë vendimtare për fatin e tij dhe të të tjerëve që janë në hetim.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ