“Gdhijnë si zaptues, dhe ngrysen si të përzënë me …”, Rama për lirimin e plazheve publike në Lalëz: Hapi i parë i një qasjeje të re
Kryeministri Edi Rama, ka vijuar me paralajmërimet për lirimin e hapësirave të plazheve publike në vend të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga një biznes në Gjirin e Lalzit, të cilit pas aksionit i janë hequr të gjitha shezlongët dhe çadrat e vendosura në vijën bregdetare ndërsa shkruan se shteti nuk sfidohet, gjthashtu ai bën me dije se kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit.
“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!
Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.