Gazment Bardhi thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar, sekretari ligjor i PD-së kërkesë Komisionit të Etikës: Të shfuqizohet ky vendim

Sektetari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i ka dërguar një shkresë Komisionit të Etikës së kësaj force politike ku i kërkon që të shfuqizohet vendimi i Sekretarit të Përgjithshë, Gazment Bardhi i cili thirri të enjten mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

 

KËRKESË

Drejtuar Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, përfaqsuar nga Indrit Sefa.

Kërkues:

Objekti:

1. Shqyrtimin e përputhshmërisë së vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike numër 59 prot, datë 22.07.2023 me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”. 2. Shfuqizimin e këtij vendimi si një akt në kundërshtim me dispozitat statutore.

Baza ligjore: Neni 54, pika 4 të Statutit të Partisë Demokratike.

Të nderuar Anëtarë të Komisionit

Me datë 25.07.2023 nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik anëtarët e Kryesisë së Partisë Demoraktike janë njohur me vendimin numër 59 prot, datë 22.07.2023 me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”. Në protokollin e Partisë Demokratike nuk ka të depozituar një vendim të tillë. Nga hulumtimet publike nuk rezulton që në llogaritë publike të z. Gazment Bardhi nuk rezulton të jetë publikuar një akt i tillë. As anëtarët e Sekretariatit & Këshillit nuk janë njoftuar për marrjen pjesë dhe organizimin e kësaj mbledhje. Nisur nga sa më sipër ekziston mundësia që ky vendim të jetë jo i vërtetë, por për aq kohë sa është një akt publik që mban vulën e Partisë Demokratike vlerësojmë t’ia nënshtrojmë gjykimit të Komisionit.

Në mbledhjen e datës 25.07.2023 është marrë në shqyrtim ky akt i Sekretarit të Përgjithshëm, akt i cili në vlerësimin e anëtarëve të Kryesisë së Partisë rezulton të jetë në kundërshtim me dispozitat statutore. Me vendimi numër 17, datë 25.07.2023, në mbështetje të pikës 4 të nenit 54 të Statutit Kryesia ka vendosur të adresojë Komisionin për shqyrtimin e përputhshmërisë së aktit të sipërcituar me dispozitat statutore.

Duke vlerësuar se në vijimësi ka një interpretim të ndryshëm në kohë të pikës 4 të nenit 46 të Statutit, si dhe faktit që në kohë të ndryshme janë aplikuar sjellje dhe qëndrime të ndryshme në lidhje me zbatimin e kësaj pike kemi kërkuar nga ana e Komisionit edhe intepretimin e qartë të kësaj dispozite statutore.

Vendimi numer 59 prot, datë 22.07.2023 në pjesën hyrëse të tij relaton si bazë ligjore pikën 4 të nenit 46 të Statutit të Partisë Demokratike. Specifikisht i referohet fjalisë së fundit të kësaj pike që përcakton se: “Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të