Gazment Bardhi pranon humbjen: Ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka thyer heshtjen, duke pranuar humbjen në zgjedhjet e 11 majit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, drejtuesi politik në qarkun e Fierit nuk ka kursyer as akuzat për kundërshtarët, ku i ka cilësuar edhe si bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar.
“Një falenderim zemre. Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin! Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur! Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!” shkruan Gazment Bardhi.