Gazment Bardhi: Ka politikanë të lartë të qeverisë të lidhur me krimin e organizuar

bardhi 1

Pasi SPAK konfirmoi se mesazhet shantazhuese në drejtim të Gazment Bardhit kanë qenë të manipuluara, vetë kreu i Grupit Parlamentar të PD ka reaguar duke kërkuar që të zbulohen autorët që sajuan ato biseda.

Gazment Bardhi u shpreh per gazetaret pas përfundimit te mbledhjes se grupit, se ka politikanë të qeverisë që janë të lidhur me krimin e organizuar.

“Ajo që kam thënë ditën që kam dalë nga SPAK që prokurorët më konfirmuan që bisedat janë të sajuara, sot SPAK ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi zyrtar. Pa dyshim që ka politikanë të lartë të mazhorancës që dihet për lidhjet e tyre me krimin, që janë në dosjet e SPAK të përmendur për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Kishte një tentativë të orkestruar pas seancës ku Rama u përball me përgjime reale të Sky për të bërë pis cilindo që ka vendosur të thotë të vërtetën.Brenda një jave mori përgjigjen e merituar. Nuk mund të fshihen lidhjet e Edi Ramës dhe eksponentëve të tij me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe dhe duke i transmetuar ato në media që paguhen po nga paratë e krimit të organizuara si mesazhe të vërteta. Të zbulohen autorët e sajimeve të mesazheve. Institucionet të vërtetojnë faktet. SPAK ta analizojë siç duhet rastin”, tha Bardhi.