Gazmend Bardhi: Ndërprisni seancën dhe kërkojini kryeministrit të vijë këtu/Nuk mund të fshihet pas Rrajës dhe Ahmetajt

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi sot që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë plenare. Sipas tij Kuvendi nuk mund të vijojë mbledhjen pas ngjarjeve të fundit të ndodhura, ndërkohë që kryeministri nuk është i pranishëm.

“Ndërprisni seancën dhe kërkojini kryeministrit të vijë këtu. Është e papranueshme që Rama fshihet pas Rrajes për Krujën dhe pas Ahmetajt për inceneratorët. Është në detyrimin dhe në të drejtën tonë që të kërkojmë të pezullohet seanca plenare dhe të vijë të japë llogari. Të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit për guroren që i shkatërroi shtëpinë një fshati të tërë”, tha Bardhi.