Gazetari për masakrën në Shkodër: Kryepolici negocioi me Bajrat, por ata e shkelën premtimin!

Gazetari Flamur Vezaj shkruan nga Amerika dhe thotë se personi i tretë në vendngjarje, për të cilin prej dy javësh askush nuk fliste edhe përse e pa gjithë Shkodra e Shqipëria, është i shumëkërkuari i drejtësisë dhe bandave të kryeqendrës së veriut, Ibrahimi.

“Objektivi ishte Ibrahim Lici, që i shpëtoi atentatit me plagë në qafë, shpatull dhe këmbë, dhe që policia vazhdon të ketë frikë të thotë se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici! Personi i shpallur në kërkim prej saj dhe SPAK-ut, por ecte lirshëm në rrugët e Shkodrës dhe i armatosur! Më parë e gjetën “vrasësit” se policia”, shkruan Flamur Vezaj.

Ai thotë se “Braçja”, siç e thërrasin Ibrahim Licin, është mjekuar në një klinikë mjekësore private në qytetin e Shkodrës dhe stafi mjekësor është terrorizuar me armë që të mos njoftonte Policinë e Shtetit, e cila prej pasdites së 30 Tetorit supozohet se kishte futur qytetin në shtetrrethim.

Reagimi i Flamur Vezajt:

Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës.

Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe prokurorët milionerë të SPAK-ut bashkë me agjentët e BKH-së!

Të gjithë dështuat në Shkodër!

Pranojeni!

Shteti u dorëzua përsëri para “bandave”!

Pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme të ardhura nga përgjimet e Sky, një atentat i dështuar në pedonalen e qytetit ndaj Arlind Bushatit ka nxjerrë në pah jo vetëm dështimin për të mbrojtur një denoncues, por edhe mungesën e masave të duhura parandaluese. Arlind Bushati kishte denoncuar një atntat të dështuar ndaj tij, por asnjë mbrojtje nuk iu dha.

Madje, thuhet se vetë drejtori i Shkodrës (që e shkarkuan para dy dite) negocioi me protagonistët e familjes Bajri që të mos ngacmojnë Arlind Bushatin, e jo më ta vrasin, premtim që Bajrët, dyshohet se e shkelën përsëri.

Tashmë kjo ndodhi si një dëm kolateral pasi objektivi ishin djemtë e Mustafa Licit!

Po, dy djemtë, Hamza Lici, që mbeti i vrarë, dhe Ibrahim Lici, që mbeti i plagosur dhe shihet në fotot më poshtë në vendin e ngjarjes!

Objektivi ishte Ibrahim Lici, që i shpëtoi atentatit me plagë në qafë, shpatull dhe këmbë, dhe që policia vazhdon të ketë frikë të thotë se personi i tretë në makinë ishte Ibrahim Lici! Personi i shpallur në kërkim prej saj dhe SPAK-ut, por ecte lirshëm në rrugët e Shkodrës dhe i armatosur!

Më parë e gjetën “vrasësit” se policia!

Kjo ngjarje përsërit një episod të mëparshëm, kur policia vonoi të gjejë vrasësit e të njëjtit kalibër, Nuredin Dumanin (në kërkim në atë kohë) i cili u qëllua me armë nga vrasës para se të dorëzohej në polici.

Pra, ky që shikoni në foto PO është Ibrahim Lici, dhe ai ishte shënjestra e atentatit dhe ishte në makinë me viktimat por që i shpëtoi plumbave me disa plagë të lehta!

Mjekimin e plagëve, nuk e bëri në Tiranë, Vlorë a Fier por në Shkodër në një klinik private, të cilët i terrorizuan me armë që mos të njoftojnë policinë!

Nga ana tjetër, Policia, drejtori i përgjithshëm z.Ilir Proda, i vendosur në atë karrige, ka frikë të thotë që “Po, në vendin e ngjarjes ishte Ibrahim Lici”!

Kanë turp ta thonë që “Braçja” ishte aty se është person në kërkim, ndërkohë që ai lëviz lirshëm dhe drejtori i policisë së Shkodrës e di këtë (tashmë i shkarkuar) bashkë me ministrin që tha “Jam ndryshe nga të tjerët dhe do luftoj bandat”!

Cilat “banda”?

Këto që ti ke frikë t’i përmendësh, se të marrin direkt KM-në tënd dhe i thonë “shkarkoje këtë ministrin”, siç ndodhi me ish-zv.drejtorin Meta!!!

Por jo vetëm policia ka dështuar në këtë rast, por edhe prokurorët milionerë të SPAK-ut për të parandaluar këtë ngjarje!

Pasi ata i kanë nën hetim të dy familjet, Bajrët dhe Licët!

Pra, kjo masakër ndodhi në kohën kur SPAK-u i ka Bajrët në hetim për 4 vepra të rënda – “trafik armësh”, “trafik droge”, “korrupsion” dhe “vrasje” në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale – ata, të dyshuarit, “ushtarët” e familjes Bajri, nën hundën e prokurorëve të SPAK-ut, organizuan dhe kryen atentatin ndaj dy vëllezërve Lici dhe shokut të tyre Bushati, duke vrarë edhe dy të pafajshëm!

Dyshohet se drejtuesit e bandës së familjes Bajri, që SPAK-u i kishte nën vëzhgim, përgjim, dhe hetim, urdhëruan të bëhet kjo masakër në Shkodër!!!

Po agjentët e BKH-së që i kishin në përgjim edhe në burg, nuk arriten ti kapin këto biseda!!!

Por edhe agjentët e SHISH-it që janë në Shkodër nuk “kapën” këto informacione për këtë masakër!???

Pra, unë mendoj se kot ndryshuat ministrin e brendshëm, drejtorin e përgjithshëm të policisë, drejtorin e qarkut Shkodër (sapo e shkarkuat), por edhe shefin e komisariatit dhe shefat e krimeve.

Krimi i organizuar përsëri bën kërdinë nën hundën tuaj, sepse ua ka zënë hundën dhe fytin me euro dhe vota dhe nuk keni çfarë t’i bëni, veç të mblidhni viktimat dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes!

Turp që mbyllni gojën dhe gënjeni duke fshehur të vërtetën!

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *