Gazetari Koka “plas” bombën: Makina që hynte e dilte në Xibrakë, në pronësi të motrës së një ish-ministre të PD

Gazetari Spartak Koka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me akuzat e Gazmet Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit. Bardhi tregoi se makina që hynte e dilte në Xibrakë ishte përdorur nga Olsi Rama për të dalë jashtë vendit. Por gazetari zbuloi se e njëjta makinë është përdorur nga motra e një ish-ministre të PD. Po ashtu kjo gjë u pranua dhe nga vetë Bardhi.

Koka: A e dini ju që pronarja e mjetit, që rezulton ligjërisht në sistem është motra e një ish-ministre të PD dhe nëse po çfarë e lidh motrën e një ish-ministre të PD me këtë grup. Dhe me këtë makinë ka lëvizur motra e ish-ministres? Ka lëvizur bashkëshorti i saj? A kanë lidhje këta me këta perona?

Bardhi: Po është e vërtetë. Shetësja rezulton pronare e makinës në këtë moment. Unë nuk e përmenda sikundër të makinës tjetër figuron në emër të zonjës Arta Dade.

Check Also

Nën hetim pas thirrjeve për veprime të dhunshme, reagon avokati Genc Gjokutaj: Thirrja nënkupton …

Menjëherë pasi u njoftua se ndaj tij ka nisur një procedim penal për thirrjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *