Gazetari Spartak Koka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me akuzat e Gazmet Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit. Bardhi tregoi se makina që hynte e dilte në Xibrakë ishte përdorur nga Olsi Rama për të dalë jashtë vendit. Por gazetari zbuloi se e njëjta makinë është përdorur nga motra e një ish-ministre të PD. Po ashtu kjo gjë u pranua dhe nga vetë Bardhi.
Koka: A e dini ju që pronarja e mjetit, që rezulton ligjërisht në sistem është motra e një ish-ministre të PD dhe nëse po çfarë e lidh motrën e një ish-ministre të PD me këtë grup. Dhe me këtë makinë ka lëvizur motra e ish-ministres? Ka lëvizur bashkëshorti i saj? A kanë lidhje këta me këta perona?
Bardhi: Po është e vërtetë. Shetësja rezulton pronare e makinës në këtë moment. Unë nuk e përmenda sikundër të makinës tjetër figuron në emër të zonjës Arta Dade.