Gazetari Arbër Hitaj largohet nga “Report Tv”, projekte të reja në horizont?!
Gazetari Arbër Hitaj ka vendosur t’i japë fund angazhimit të tij në televizionin “Report TV” pas 4 vitesh si drejtues i emisionit “Studio Live”, një nga emisionet më të ndjekur në këtë televizion, duke dorëzuar dorëheqjen në mënyrë të papritur.
Burime pranë televizionit bëjnë me dije se drejtuesit kanë insistuar që Hitaj të qëndronte, duke vlerësuar profesionalizmin dhe kontributin e tij në rritjen e cilësisë së programeve informative dhe analitike por pa arritur dakordësi!
Dorëheqja e tij pritet të shoqërohet me projekte të reja, të cilat pritet të zbulohen së shpejti.