Gaza/ 12 të vdekur nga sulmi izraelit në kampin Nuseirat

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se të paktën 12 njerëz vdiqën nga një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës mbrëmë.

Sulmet kanë synuar gjithashtu zonat e Sheikh Zayed dhe Tal Al-Zaatar, në veri të enklavës palestineze, në orët e fundit.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është të paktën 30,410 të vdekur dhe më shumë se 71,700 të plagosur, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.