Gaz Paja paraqitet në SPAK, aktori nuk kursen ironitë: Isha për kafe, prokurorin nuk e njoh
Aktori i njohur Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e sotëm (27 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Deri më tani, nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj paraqitjeje.
Pas gati 1 ore, Gazmend Paja doli nga Prokuroria e Posaçme. ndërsa nuk i kurseu ironitë pas daljes nga SPAK. Aktori u shpreh: “Isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tij dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.
Më herët, Paja është akuzuar nga Partia Demokratike për përfitimin e statusit të investitorit strategjik me qëllim ndërtimin e një resorti. Vetë aktori e ka pranuar se ka marrë këtë status, por ka mohuar të ketë përfituar ndonjë centimetër tokë nga shteti.
SPAK ende nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar në lidhje me këtë zhvillim.
View this post on Instagram