Garë pa rival, Gianni Infantino sërish në krye të futbollit botëror

Gianni Infantino u rizgjodh president i FIFA-s edhe për katër vite të tjera.

Italo-zvicerani u konfirmua në kongresin e 73 të FIFA që u mbajt në Kigali të Ruandas.

Rizgjedhja e Infantinos ishte një formalitet pasi ai nuk kishte kundër asnjë kandidat tjetër. 52 vjeçari ka pasur edhe kundërshti nga një pjesë e federatave europiane, pasi proprozoi që Kupa e Botës të zhvillohej çdo dy vite. Pas marrjes së madatit të tretë Infantino përshëndeti delegatët.

“Më lejoni thjesht t’ju falënderoj të gjithëve! Ata që më duan, E ju jeni të shumtë dhe ata pak që më urrejnë! Unë ju dua që të gjithëve. Të jesh president i FIFA-s është një nder dhe privilegj i madh, por gjithahtru edhe një përgjegjësi e madhe. Ju mund të vazhdoni të besoni në angazhimin tim.” tha ai në fjalën e tij.

Risia që italo-zvicerani ka sjellë në Kupën e Botës për meshkuj, është pjesëmarrja nga 32 ekipe në 48 për edicionin e ardhshëm në Amerikën e Veriut në 2026. Ndërsa Kupa e Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re këtë vit do të ektë 32 kombëtare.

Infantino njoftoi të ardhura me vlerë 11 miliardë dollarë për katër vitet e ardhshme.