Gara për mandatet, PS kryeson, rivalitet i fortë për vendet e fundit, surpriza nga diaspora
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon me ritme të shpejta, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një dominim të Partisë Socialiste në shumicën e qarqeve, duke siguruar një avantazh të ndjeshëm ndaj Partisë Demokratike.
Megjithatë, beteja për mandatet e fundit mbetet e hapur, veçanërisht në qarqe të rëndësishme si Tirana dhe Fier, ku kandidatët po luftojnë për çdo votë. Ndërkohë, votat nga diaspora po përmbysin parashikimet fillestare, duke sjellë surpriza në renditjen e kandidatëve dhe partive në disa zona kyçe.
Jorida Tabaku pranë mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Ilir Alimehmetin
Tirana mbetet qarku i fundit ku ende po vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për zgjedhjet e 11 majit, me 154 kuti që ende duhet të shpallen për të mbyllur rezultatin përfundimtar të mandateve.
Sipas të dhënave të fundit të KQZ deri në orën 21:00, Jorida Tabaku, kandidate e koalicionit opozitar PD-ASHM, po kryeson garën për mandatin e 13-të me 16,642 vota, duke lënë pas kandidatin tjetër të PD, Ilir Alimehmeti, i cili numëron 15,021 vota, një diferencë prej 1,620 votash.
Megjithëse ende mbeten kuti për t’u numëruar, kjo diferencë e thellë duket se i jep Tabakut një avantazh të rëndësishëm në garën për mandatin e saj në Parlament.
Jorida Tabaku pranë mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Ilir Alimehmetin
View this post on Instagram
Agron Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz, partitë e reja nuk mund të bëjnë koalicion pa humbur identitetin
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, deklaroi nga Parku Olimpik në Tiranë se mandati i dytë në këtë qark nuk pritet të ndryshojë, edhe pas numërimit të votave të diasporës. Ai shtoi se bashkimi i partive të reja në një koalicion nuk do të tregonte realisht peshën e secilës forcë politike, duke theksuar se sistemi elektoral është ndërtuar për t’i vështirësuar konkurrimin partive të vogla.
View this post on Instagram
Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi
Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi
Incident i rëndë në Kashar/ Vëzhguesi godet me grusht sekretarin e KZAZ, pezullohet numërimi
Një incident i rëndë është shënuar në ambientet e Qendrës së Numërimit në Kashar, ku ka pasur përplasje fizike mes një vëzhguesi dhe kryetarit të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Sipas burimeve zyrtare, vëzhguesi Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e KZAZ.
Ndërkaq procesi i numërimit është pezulluar përkohësisht.
(VIDEO) Incident i rëndë në Kashar/ Vëzhguesi godet me grusht sekretarin e KZAZ, pezullohet numërimi
View this post on Instagram
Vota preferenciale në Tiranë, garë mes 5 zonjave të PS-së për dy mandate (EMRAT)
Në Tiranë po zhvillohet një garë e fortë mes kandidateve femra të Partisë Socialiste për dy mandatet e mbetura në listën e hapur të kryeqytetit. PS ka siguruar 19 mandate në Tiranë, nga të cilat 12 janë në listën e mbyllur dhe 7 në listën e hapur, ku të paktën dy mandate duhet të jenë për gra, sipas kuotave gjinore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Pas numërimit të 913 nga 1282 kutitë e votimit, Anila Denaj kryeson me 4860 vota, duke u pozicionuar si më e favorizuara për një nga këto dy mandate. Pas saj vjen Olta Xhaçka me 4291 vota, vetëm 29 vota më shumë se Blerina Gjylameti, e cila po ashtu po synon të sigurojë një nga këto mandate.
Ndërkohë, në garë janë edhe Kejsi Elezi, e cila ka marrë një numër të konsiderueshëm votash në Kavajë, dhe Etilda Gjonaj, megjithëse më pak të favorizuara në renditjen aktuale. Gara për dy mandatet mbetet ende e hapur, me diferenca të vogla votash mes kandidateve.
Vota preferenciale në Tiranë, garë mes 5 zonjave të PS-së për dy mandate (EMRAT)
PD kërkesë për dokumentacionin e votave të diasporës
Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar transparencë të plotë për procesin e votimit të diasporës. Opozita kërkon që KQZ të dorëzojë të gjithë dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me shpërndarjen dhe grumbullimin e zarfeve të votave nga kompania ndërkombëtare postare DHL.
Në këtë kërkesë përfshihen:
- inventari i fletëve të votimit të papërdorura,
- kushtet e ruajtjes së tyre,
- zarfat rezervë të pavulosura apo të papërdorura,
- raportet ditore të dorëzimeve dhe kthimeve të DHL,
- ndërhyrjet e mundshme nga autoritetet doganore apo policore gjatë transportit të dërgesave.
Sipas PD-së, këto të dhëna janë kritike për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor dhe kërkohet një përgjigje e menjëhershme nga Komisioneri Shtetëror për të shmangur çdo dyshim mbi integritetin e zgjedhjeve.
Reagimi i DHL për problematikat në Greqi
Kompania DHL i është përgjigjur më herët KQZ-së lidhur me disa shqetësime për problematika të konstatuara në Greqi. Në shkresën e datës 9 maj, DHL deklaron se në këtë shtet janë dorëzuar gjithsej 61,106 zarfe, ndërsa janë tërhequr 52,944 zarfe. Sipas kompanisë, vetëm 5 raste janë në proces verifikimi në të gjitha vendet, përfshirë Greqinë, ndërsa pjesa tjetër konsiderohet e sigurt, me çdo dërgesë që ka provë dorëzimi.
Në detaje, DHL raporton:
- 4,779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi,
- 18,489 dërgesa janë dorëzuar në pikat e shërbimit të DHL,
- 25,090 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të kompanisë.
PS dominon në votat e diasporës, PD mbetet pas
Numërimi i votave të diasporës po vazhdon, ndërsa PS kryeson ndjeshëm me 65,327 vota ose 54.07%, dyfish më shumë se PD, e cila ka siguruar vetëm 34,093 vota ose 28.22%. Në vend të tretë renditet koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 10,078 vota ose 8.34%, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 4,489 vota (3.72%) dhe Lëvizja Bashkë 3,223 vota (2.67%).
Ndërkohë, partitë më të vogla kanë siguruar rezultate shumë më të ulëta:
- Partia Socialdemokrate: 1,455 vota (1.20%)
- Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës: 874 vota (0.72%)
- Aleanca Kombëtare Shqiptare: 669 vota (0.55%)
- Djathtas për Zhvillim: 359 vota (0.30%)
- Lëvizja Atdheu: 189 vota (0.16%)
- Aleanca Demokracia e Re: 67 vota (0.06%)
PS dominon në shumicën e qarqeve, përjashtim vetëm Veriu
Në shumicën e qarqeve, PS ruan epërsinë, përfshirë:
- Berat: 66.01 %
- Dibër: 57.57 %
- Durrës: 61.47 %
- Elbasan: 59.46 %
- Fier: 66.43 %
- Gjirokastër: 55.26 %
- Korçë: 56.41 %
- Vlorë: 60.14 %
Në qarqet veriore, PD ka një avantazh të dukshëm:
- Kukës: 62.55 %
- Lezhë: 46.06 %
- Shkodër: 44.60 %
Numërimi i votave preferenciale në Tiranë: Denaj dhe Elezi kryesojnë
Në Tiranë, Anila Denaj dhe Kejsi Elezi po kryesojnë në listën e hapur të PS-së, duke qenë më pranë sigurimit të mandateve për deputete, ndërsa Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti rrezikojnë të mbeten jashtë Kuvendit.
Ndërkohë, nga PD, Jorida Tabaku ka nisur një shkëputje të qartë ndaj rivalit të saj Ilir Alimehmetit, me mbi 1,000 vota diferencë, duke u pozicionuar si kandidatja më e votuar nga lista e hapur e demokratëve në Tiranë.
Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”
Shpresat për mandat deputeti janë shuar, por Ilir Meta tregon se ka reputacion të madh në zonën elektorale.
Presidenti i Partisë së Lirisë ka marrë shumicën e votave aty ku ndodhet aktualisht, në qelitë e burgut 313.
Kandidati më i votuar nga socialistët rezulton ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ku ministria e tij ka në varësi Policinë. ai ka arritur të marrë 92 vota personale tek burgu “313”.
Ndërkohë, sa i përket listës së Partisë Demokratike më i votuari tek “313-ta” rezulton Ilir Meta, i cili duket se i ka bindur për t’u marrë votën shokëve opozitarë. Ai rezulton me 58 vota në këtë qendër votimit, ku një prej votave është edhe e tija.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim e burgut “313” që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, kur u arrestua me urdhër të SPAK
Masat ndaj tij u caktuan bazuar në hetimet për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjen “CEZ-DIA”, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019, të cilat janë bashkuar në një dosje të vetme.
Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”
Numërohen 70% e kutive në Tiranë, si renditen kandidatët brenda listës së PS-së
Në lidhje me votat preferenciale në Tiranë, deri tani janë numëruar 839 nga 1282 kuti votimi. Ndërsa nga rezultatet është krijuar grupi i listës së kandidatëve të Partisë Socialiste.
Në përfundim të numërimit të votave në kuti, priten të numërohen edhe 42384 vota të Diasporës.
Më i votuari në Tiranë vazhdon të jetë Blendi Gonxhja, i cili ka marrë gati 16 mijë vota, ndërsa në vend të dytë është ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i ndjekur nga dy senatorët e PS-së, Erion Bracce dhe Fatmir Xhafaj.
Ja lista e kandidadëve sipas numrit të votave:
839 / 1282 QV total.
Blendi Gonxhja 15946
Ervin Hoxha 13226
Erion Braçe 12425
Fatmir Xhafaj 8829
Ornaldo Rakipi 6311
Xhemal Qefalia 5727
Anila Denaj 4484
Kejsi Elezi 3964
Blerina Gjylameti 3863
Olta Xhaçka 3775
Etilda Gjonaj 3090
Plarent Ndreca 3069
Florian Pullazi 2932
Mimi Kodheli 2770
Ermonela Felaj(Valikaj) 2611
Pandeli Majko 2609
Julinda Dhame 2482
Klotilda Bushka 2387
Sofika Lleshi 2331
Antonela Dedej 2283
Ylli Shehu 2086
Toni Gogu 1840
Halit Valteri 1547
Entela Ramosaçaj 1295
Andi Seferi 1294
Roy Bashaj 1288
Endrit Braimllari 1267
Blendi Sulaj 1226
Arben Pëllumbi 1140
Eldian çepeli 1067
Persida Shkrepa 835
Edlira Dyrmishaj 757
Glindxhet Madhi 751
Silda Cepe 682
Mirgit Vataj 656
Etjen Xhafaj 603
Halil Koloshi 380
Numërohen 70% e kutive në Tiranë, si renditen kandidatët brenda listës së PS-së
Numërimi i ngadaltë, KQZ thirrje partive politike: Nëse situata nuk do të ndryshojë përballen me sanksione ligjore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.
Në mesazhin e shpërndarë nga kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi thuhet se nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati, dhe se nëse shkelet do përballen me sanksione ligjore.
PJESË NGA MESAZHI I CELIBASHIT:
Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.
Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit.
Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.
“Pesë vota, 500 mijë” – PD publikon videon nga Dibra, Paloka: Po përpiqen t’u mbyllin gojën demokratëve që denoncojnë! Rama mund të bëhet mbret, por…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një konferencë për mediat, akuzoi socialistët se po përpiqen t’u mbyllin gojën demokratëve që denoncojnë vjedhjet e votave.
Paloka publikoi një video ku dëgjohet një person nga Dibra që thotë se shiti 5 vota për 500 mijë lekë.
Paloka thotë se video në fjalë është regjistruar fshehtas nga Lulzim Memamshi, anëtar i PD prej vitesh, i cili ka qenë komisioner në këto zgjedhje.
Sipas Palokës autori i videos është kërcënuar nga disa persona në vendin e punës për publikimin e videos. Për këtë arsye Paloka kërkon mbrojtje publike për Lulzim Memashin.
Mandatet e sigurta nga PS dhe PD në Tiranë dhe Fier
PS ka siguruar 19 mandate në Tiranë, nga të cilat 7 janë nga lista e hapur, ndërsa PD ka siguruar 13 mandate. Në Fier, socialistët mbajnë 12 mandate, ndërsa demokratët 4 mandate, të gjitha nga lista e mbyllur.
Kandidatë të pafat! Marrin votat por nuk bëhen deputetë (EMRAT)
Kuotat gjinore kanë penalizuar jo pak kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Pavarësisht se kanë më shumë vota, ulian Zyla – Qarku Berat, Ilir Ndraxhi – Qarku Durrës, Arian Jaupllari – Qarku Korçë dhe Xhemal Qefalia – Qarku Tiranë nuk do të jenē në Kuvendin e ri të legjislacionit 2025-2029.
Kandidatë të pafat! Marrin votat por nuk bëhen deputetë (EMRAT)
Vetëm 6 kandidatë të PD nga listat e hapura sigurojnë mandate në Kuvend, PS dominon me 37 deputetë
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare po vijon me rezultatet që po formësojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa kandidatët nga listat e mbyllura kanë siguruar tashmë mandatet e tyre, po bëhet përllogaritja për përfaqësuesit që do të futen në Parlament nga listat e hapura. Deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 37 mandate nga lista e hapur, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm 6 mandate.
Kandidatët e PD nga listat e hapura që sigurojnë mandate:
- Tiranë: Jorida Tabaku, që kryeson me rreth 1 mijë vota më shumë se Ilir Alimehmeti, duke konsoliduar pozitat e saj për një mandat të sigurt.
- Durrës: Arjan Ndoji, ish-prokuror, është më i votuari me 8,125 vota, duke lënë pas Aulon Kalaj me 7,057 vota dhe Andia Ulliri me 5,174 vota.
- Shkodër: Bardh Spahia, i cili ka siguruar 9,414 vota, duke lënë pas Ted Koplikun me 6,148 vota.
- Korçë: Fidel Kreka, me 6,523 vota, i cili pritet të jetë deputeti i katërt i opozitës nga ky qark, duke kaluar Kristiano Koçibellin me 5,213 vota.
- Lezhë: Gjin Gjoni, ish-gjyqtar, kryeson me 8,873 vota, i ndjekur nga Kastriot Piroli me 5,632 vota.
- Kukës: Shkëlqim Shehu, me 7,493 vota, është më i votuari, por ndjeket nga afër nga Isuf Çelaj me 7,060 vota, duke e bërë garën ende të hapur.
Ndërkohë, socialistët po dominojnë në shumicën e qarqeve, me një avantazh të qartë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Berat, duke konsoliduar kështu dominimin e tyre në Parlament.
Rënia e numrit të votuesve në krahasim me 2021
Numri i votuesve brenda vendit është ulur me 200 mijë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, me rënie më të theksuar në qarqet e Beratit (17%), Korçës dhe Elbasanit (16%). Pavarësisht kësaj, Tirana mbetet qarku me peshën më të madhe elektorale, duke përfaqësuar 30.8% të votuesve aktivë.