Galtier drejt largimit, PSG tenton firmën me ‘mjeshtrin’ e Champions League
PSG është në kërkim të një trajneri të ri. Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, skuadra pariziene nuk bindet nga aftësitë e teknikut Galtier, i cili ka dështuar që të ruaj ekuilibrat dhe të shmang përplasjet e lojtarëve në dhomat e zhveshjeve.
Gjithçka pritet të varet nga ecuria e skuadrës kryeqytetase në Ligën e Kampionëve, ku do të luajnë përballë një eksperti të këtij kompeticion si Bayern Munich. Eliminimi nga gjermanët do të sillte padyshim lamtumirën e Galtier, ndoshta në fund të sezonit.
Për të shmangur një befasi të madhe, PSG ka nisur të kryer sondazhe për teknikun që do e pasojë. Zinedine Zidane shihet si ai i duhuri, me francezin që gjendet pa kontratë prej largimit nga Real Madrid. Fakt që sigurisht nuk do pengonte aspak PSG-në për ta bindur 50-vjeçarin.
Zizu do të ishte i gatshëm për të pranuar detyrën vetëm në fund të sezonit, pasi uljen e menjëhershme në stol do të ishte një minë me sahat për të dhe skuadrën franceze. PSG mbetet në lojë për të fituar kampionatin dhe Ligën e Kampionëve, objektiv që sigurisht lidhet ngushtë edhe me të ardhmen e teknikut Galtier. Dështimi për ta fituar këtë trofe do të sillte divorcin mes palëve.
[04:50, 14/02/2023] +355 67 630 6117: Nuk po bind Xavin, sulmuesi bën gati valixhet
Ndryshe nga vitet e shkuara, Barcelona po ngjitet falë mbrojtjes hermatike. Skuadra katalanase po thyen rekorde për shkak të mbajtjes së portës së paprekur, me teknikun Xavi që i ka dhënë detyra të shumta prapavijës.
Këtë e tregojnë edhe faktet, pasi aftësitë e skuadrave të tjera spanjolle për të krijuar probleme në mbrojtjen e Barcelonës janë të pakta. Nënshkrimet me Kunde dhe Christensen, si dhe rritja e Araujo kanë bërë që drejtuesit katalanas të fokusohen në të tjera reparte për merkaton e verës.
Sipas asaj që raportojnë mediat iberike, Barcelona do kërkojë që të forcohet në repartin e sulmit. Robert Leëandoëski nuk po bind në javët e fundit, ndërsa vetëm Dembele ka dhënë shkëndija për një të ardhme të sigurtë në stadiumin “Spotify Camp Nou”.
I sakrifikuari në këtë pikë do jetë i talentuari, Ansu Fati, me spanjollin që konsiderohet si i sakrifikuari i verës në kampin e Barcelonës. Shifrat janë kokëforta për Fati, i cili deri më tani nuk ka përligjur aspak epitetin ‘Messi i ri”.