Gafa në Kuvend, Asllan Dogjani “vret” deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha: Sorry, e bëra për humor!
Një situatë komike dhe e pazakontë u regjistrua sot në Kuvend, gjatë fjalës së deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Teksa po rendiste disa prej vrasjeve në Shqipëri, Dogjani bëri disa gafa, duke ngatërruar emrat dhe duke shkaktuar të qeshura të forta në sallë.
Fillimisht, deputeti përmendi gabimisht “vrasjen e Fadil Nasufit”, referuar deputetit të Partisë Socialiste. Menjëherë pas gafës, Dogjani kërkoi ndjesë: “Sorry, sorry… Fadil, do të të zgjatet jeta më shumë, mos u bëj merak.”
Gafa vijoi kur përmendi edhe “vrasjen e Lulzim Bashës”, ndërsa salla shpërtheu sërish në të qeshura. Deputeti sqaroi: “24 janar vritet në Kamzë, 200 metra larg banesës, Lulzim Basha… Lulzim Visha! Këtë e thashë për humor, për të treguar që ju qeshni me vrasjet.”
Situata e krijuar shkaktoi reagime të ndryshme, duke u kthyer në një moment të pazakontë humori në Kuvend.