G-Bani godet në fytyrë Gjestin, tjetër zarf i zi në Big Brother Vip Albania 4?

Tjetër zarf i zi pritet të mbërrijë në Big Brother Vip Albania 4.

Gjatë lojës së rezistencës, Gjesti ka provokuar jo pak çiftin G Bani-Loredana duke krijuar aludime për një afrimitet mes tyre.

Diçka që duket se G Banit nuk i ka pëlqyer aspak. Pas dorëzimit në provë, ai është afruar me Gjestin.

Në debat e sipër ai i është drejtuar me fjalët “më prek”, diçka që Gjesti nuk e ka kursyer, duke e prekur pak në hundë.

Aty G Bani ka reaguar duke e shtyrë me forcë dhe goditur në pjesën e kokës.