G-Bani dhe ish-e dashura e Gjestit bashkë në një foto, çfarë i lidh?

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, G-Bani mbetet aktiv në rrjetet sociale, por një postim i tij i fundit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Reperi ka publikuar një foto me Xheneta Fetahun, ish-partneren e Gjestit, ndërsa ka uruar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Nuk dihet nëse ata kanë pasur një njohje të mëparshme apo u bashkuan për të festuar këtë ditë të rëndësishme.

Kujtojmë se G-Bani u përjashtua nga shtëpia e “BBV” me zarf të zi, pas dhunës ndaj Gjestit gjatë një loje rezistence. Pas eliminimit, ai është shfaqur i penduar dhe ka kërkuar falje publike për veprimin e tij.