G Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat, futen së bashku në tualet/ Nominim kokë më kokë?

G Bani dhe Gjesti kanë befasuar të gjithë, duke thyer hapur rregullat e shtëpisë së Vëllait të Madh. Dyshja është futur së bashku në tualet, një veprim që ka shkaktuar reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.

Gjesti është dëgjuar të thotë “Deri në fund”, ndërsa në momentin që kanë dalë nga tualeti, të dy janë parë të përqafuar me njëri-tjetrin. Ky veprim ka nxitur polemika, ndërsa Valbona i ka kërkuar G Banit të mos e bëjë një gjë të tillë, duke e kundërshtuar hapur vendimin e tij.

Qëllimi i këtij veprimi dyshohet se është dalja në nominim kokë më kokë, por ende pritet vendimi i Vëllait të Madh lidhur me pasojat që mund të ketë kjo thyerje e rregullave. Situata mbetet e tensionuar dhe publiku është në pritje të zhvillimeve të reja.