Fytyrë e duar me gjak! Dëshmitarët tregojnë ç’panë në masakrën e Dobraçit: “I treti” i bëri frymëmarrje artificiale Hamza Licit

Në videot e fiksuara pak çaste pas ngjarjes, në këmbë shihet dhe një djalë, që ecën duke çaluar. Në fytyrë ka dëmtime në faqe dhe i ka duart me gjak. Dukshëm në gjendje shoku. I riu ka një ngjashmëri të madhe me Ibrahim Licin. Sipas ”Inside Story” njeriu kryesor i fisit Lici dyshohet se ka qenë personi i tretë në makinë dhe shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai.

Dëshmitarët okular, jashtë kamerave tregojnë se ky person ka nxjerrë nga makina trupin e Hamza Licit dhe ka tentuar që t’i jape ndihmën e pare. Ata thonë se i riu ka bërë dhe frymëmarrje artificiale ndaj 23-vjeçarit për ta mbajtur në jetë. Nuk dihet nëse personazhi misterioz ishte në vendngjarje kur mbërriti policia apo ishte larguar.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga “Benzi” i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur.

Check Also

Pr.ligji i Ministrisë së Energjisë: Nga 2026, të gjitha ndërtesat të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore

Duke filluar nga viti 2026, të gjitha ndërtesat e reja do të duhet të projektohen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *