Futet në regjimin “41-BIS” ish-komandoja i dënuar për grabitjen e armatosur të 3.2 milionë eurove

Ish-komandoja Neim Avdulaj, i dënuar për grabitje me armë, është futur në regjimin 41 biss, për një vit.

Avdylaj u fut sot në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga Krimet e Rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar.

Ai tregoi para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke thënë se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen.

Check Also

Kamala Harris pranon humbjen dhe telefonon Trump, kërkesë të rëndësishme për presidentin e SHBA

Kamala Harris ka pranuar humbjen e zgjedhjeve presidenciale. Kandidatja demokrate ka zhvilluar një telefonatë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *