Futbollisti 24-vjeçar del për jetë nate në Spanjë, gjendet i vdekur në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku futbollisti i klubit zviceran Granges Pakot, Jelkiç, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

24-vjeçari ishte raportuar i zhdukur pasi kishte dalë për jetë nate me shokët e tij, ndërsa klubi ndodhej në Spanjë për një turne. Pas raportimit të zhdukjes nga familja, policia spanjolle nisi kërkimet, duke zbuluar mëngjesin e së martës trupin e pajetë të futbollistit në portin e Alikantes.

Autoritetet spanjolle besojnë se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi futbollisti dyshohet se ka rënë në ujë gjatë natës. Hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.

Klubi Granges Pakot ka konfirmuar lajmin e hidhur dhe ka shprehur ngushëllimet për humbjen e lojtarit të tyre.