Futbolli ndalon për vdekjen e Papës, shtyhen të gjitha ndeshjet e sotme

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut ndal futbollin italian.

Liga profesioniste e futbollit italian ka vendosur të shtyjë për një tjetër datë takimet e programuara për tu luajtur të hënën në nivelet e futbollit vendas, si Serie A, Serie B dhe kampionati i të rinjve.