Fushë- Krujë/ Zaptuan hapësirat publike, Policia nis aksionin për lirimin e tyre

Policia ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike edhe në Fushë-Krujë.

Aksioni ka nisur paraditen e sotme nga forcat e policisë bashkiake të Krujës, për lirimin e trotuarëve të zëna prej kohësh nga tregtarët dhe baret .

Ndërkaq qytetarët tashmë qarkullojnë lirshëm në të gjitha trotuaret e qytetit, ndërsa tregtarët janë ndërgjegjësuar nga vendimi i qeverisë, ndaj nuk kanë kundërshtuar dhe aksionin e policisë bashkiake.

Ndërkohë aksioni do të vijojë dhe në qytetin e Krujës.