Fushë Krujë/ Goditet grupi kriminal i vjedhjeve, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Policia ka finalizuar operacionin “Formacioni”, duke vënë në pranga 4 persona dhe shpallur në kërkim 3 të tjerë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në disa vjedhje në Fushë Krujë.

Të arrestuarit janë A. B., 24 vjeç (i kërkuar edhe për “Shkatërrim prone” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”), G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të tre banues në Kamzë. Ky i fundit u kap duke drejtuar një automjet të marrë me qira, që dyshohet se është përdorur për të kryer vjedhjet.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. (D.), 33 vjeç, si dhe është identifikuar si pjesëtar i grupit A. R., i cili ndodhet tashmë në burg për vjedhje.

Nga hetimet rezulton se grupi kriminal ka kryer disa vjedhje, përfshirë:

  • Më 27 mars 2025, kanë vjedhur 16,000 lekë në një subjekt për transferta parash.
  • Më 28 mars 2025, kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera të mundshme nga ky grup, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.