Fushata e veçantë e PS/ 12 qarqet parakalojnë në shesh me këngë e valle tradicionale! Rama: Pas 11 majit fitojmë “bastin” tonë Europian! Ne dhe vetëm ne dhe askush tjetër ..
Me entuziasëm, spektakël dhe këngë popullore nga 12 qarqet e vendi, Partia Socialiste i ka dhënë udhë hapjes së fushatës zgjedhore të 11 majit.
Mijëra pjesëmarrës morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Skënderbej”.
Kreu i PS, Edi Rama kërkoi mandatin e katërt qeverisës, me premtimin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
View this post on Instagram
“Kush është miu?”/ Rama i përgjigjet LaCivita-s: Ke lindur me këmishë, more para edhe pse ia fut…
View this post on Instagram
Kënga zyrtare e fushatës së PS i është besuar artistit të njohur, Noizy.
View this post on Instagram
Drejtuesja e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro pranoi se Shqipëria do të jetë shumë shpejt pjesë e Bashkimit Europian me të gjithë potencialin e saj të jashtëzakonshëm.
View this post on Instagram
Edhe dizajni i zgjedhur shkonte për shtat me atë që PS ka objektiv në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes. Në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE, ndërsa në secilin prej tyre qëndron drejtuesi politik i qarqeve me kandidatët për deputetë. Skenografia përçon qartë mesazhin e sloganit ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’.
View this post on Instagram