“Furtunë” largimesh edhe në Bashkinë Kukës! Dorëhiqen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët

Pas urdhrit të kreut të qeverisë edhe në bashkinë e Kukësit kanë vijuar dorëheqjet.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra.

“Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025.

Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë.

Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë.

Kujtojmë që pak më parë, u dorëhoqën drejtuesit e njësive vendore në bashkitë Elbasan, Korçë dhe Kolonjë.