Furgoni përplaset me autokombajnën, 7 turistë francezë përfundojnë në spital


Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Furgoni i linjës Tiranë-Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën.

Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.